14.09.2022 - 15:09
Ndeshja mes çekëve të Viktoria Plzen dhe Inter (0-2), luajtur dje për Champions League, kishte edhe aromë shqiptare. Kështu, në rolin e arbitrit anësor ishte Bekim Zogaj, i cili jeton prej vitesh në Zvicër dhe ka stemën e FIFA-s.
Në minutën e 84-t, në fushën e lojës u hodh edhe shqiptari i zikaltërve, Kristjan Asllani. Pikërisht në momentin e zëvendësimit, dy “shqipet” kanë shkëmbyer disa fjalë mes tyre në shqip.
Bisedën e ka zbuluar Zogaj: “I thashë, hej shqipe, të dëshiroj një lojë të mirë! U kthye dhe më pyeti: Shqiptar je? Më pyeti nga cili vend jam dhe i thashë se jam nga Deçani i Kosovës”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Gjatë ndeshjes Bayern-Barça
Muller në fushë, hajdutët i vjedhin 500 mijë euro
Champions League, ndeshjet e dyta në grupe