MENU
klinika

Statistikat...

Popujt më inteligjentë në botë: ku janë shqiptarët?

14.09.2022 - 16:09

        Një hulumtim i kryer nga Wolrd Population Review, sjell listën e gjatë prej 199 vendesh, matet koeficienti i inteligjencës së çdo vendi.

Për disa dekada, Koeficienti i Inteligjencës është përdorur për të matur përafërsisht inteligjencën e një individi ose një grupi individësh në raport me pjesën tjetër të popullsisë. Koeficienti i Inteligjencës së çdo personi vlerësohet me metoda të ndryshme, të cilat zakonisht përfshijnë teste me pyetje ose procedura me objekte të specifikuara.

Shumica e njerëzve në mbarë botën, pra rreth 68 për qind, kanë një koeficient inteligjence që varion nga 85-115. Në vendin e parë, me koeficientin më të lartë të inteligjencës renditet Japonia, ndjekur nga Tajvani, Singapori, Hong-Kongu dhe Kina.

Shtetet evropiane që kanë arritur të futen dhjetëshe janë: Bjellorusia, Finlanda, Lihtenshtajni, por edhe Hollanda dhe Gjermania.

Ku ndodhet vendi ynë, në këtë renditje? Shqipëria renditet e 109-ta, në këtë listë të gjatë. Sa i përket vendeve të rajonit, si; Serbia, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë–Hercegovina, ato renditen sipër vendit tonë.

Për sa i përket vendit me koeficientin më të ulët në botë, është Nepali, me 42.99.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Xhafer Deva për bashkimin e Shqipërisë

”Unë i pari, jam krimineli numër 1 për komunistët”

Historia e tmerrshme që fshihet pas fotos së fëmijës

‘Shqiptari’ që vrau shqiptarët…