MENU
klinika

(VIDEO) Orë të gjata dhe lodhje

Roja humb ndjenjat pranë arkivolit të Mbretëreshës

15.09.2022 - 09:28

Transmetimi i drejtpërdrejtë nga Dhoma e Westminsterit, ku ndodhet trupi i pajetë i mbretëreshës u ndërpre për disa minuta pasi policia nxitoi për të ndihmuar rojen e gardës.

Lodhja dhe qëndrimi për orë të tëra në këmbë ka bërë që një prej rojeve që qëndron pranë arkivolit të Elisabath t’i bjerë të fiktë.

Rojet i përkasin tre trupave të ndryshme ushtarake që shërbejnë si truproja dhe roje të pallatit të monarkut.

Sipas Daily Mail, e cila publikon videon përkatëse, njërit prej këtyre rojeve i ka rënë të fikët mbrëmë dhe ka rënë me fytyrë përtokë në dyshemenë e gurtë të sallës së madhe ku mbahej dje arkivoli i monarkut.

Pak çaste përpara se të rrëzohej në dysheme, gardisti dukej se nuk ishte në gjendje të ngrihej përsëri në këmbë dhe kishte zbritur për pak kohë nga platforma përpara se të kthehej në vendin e tij.

Ngjarja ndodhi teksa kishte filluar ndërrimi i gardës dhe, sipas gazetës britanike, transmetimi i drejtpërdrejtë nga dhoma e Westminsterit u ndërpre për disa minuta pasi policia nxitoi për të ndihmuar gardistin.