MENU
klinika

Akuzat nga Kuvendi

“Ngreni gishtin ndaj Policisë kur kap naftën kontrabandë”, ministri Çuçi: Thoni të paktën një bravo

15.09.2022 - 17:14

Gjatë diskutimit në Kuvend ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u është përgjigjur edhe akuzave të opozitës për anijen me naftë kontrabandë të kapur në Durrës.

“Ngreni gishtin ndaj Policisë së Shtetit ditën që ajo e kapi anijen me naftë kontrabandë. Thoni të paktën një bravo. Po sigurisht që ne do ta luftojmë krimin me partnerët, jo më kot e përmenda më parë që kjo luftë kërkon një bashkërendim të përpjekjeve me të gjitha vendet e tjera, nuk fitohet e vetme”, deklaroi ministri Çuçi.

Në vijim gjatë fjalës së tij Ministri i Brendshëm foli për ratifikimin e dy marrëveshjeve me Britaninë e Madhe dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Janë dy akte shumë të rëndësishme që lidhen me adresimin e çështjeve të sigurisë dhe emigracionit të paligjshëm. Ato janë përmbyllja e një pune të gjatë negociuese të bërë nga palët e të dyja vendeve dhe shprehje e vullnetit politik të qartë që ne kemi për t’ju kundërpërgjigjur me forcën e duhur sfidave që lidhen me terrorizmin dhe migracionin e paligjshëm”, deklaroi ministri Çuçi.

Memorandumi me Britaninë e Madhe e rregullon të gjithë shkëmbimin e informacionit mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, duke përfshirë edhe të dhënat personale sensitive, si dhe parashikon caktimin e një oficeri ndërlidhës. “Përgjegjësia jonë është mbi të gjitha të dekurajojmë migracionin e paligjshëm, si një praktikë e rrezikshme që shton kriminalitetin dhe trafikun e qënieve njerëzore”, deklaroi ministri Çuçi.

 

 

Për marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe, Ministri i Brendshëm deklaroi se ai rajon që mbetet gjithashtu i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. “Emiratet e Bashkuara Arabe mbeten një shtet atraktiv për grupet dhe personat me rekorde kriminale që i largohen Shqipërisë”, u shpreh Çuçi.

“Aktet që po ratifikojmë sot iu mundësojnë autoriteteve të sigurisë në vendet tona që të kenë me tepër instrumente në dorë për t’iu kundërpërgjigjur shkelësve të ligjit pavarësisht se ndodhen këtu në Shqipëri, Britaninë e Madhe apo Emiratet e Bashkuara Arabe. Nuk mund të ketë zhvillim social dhe ekonomik në asnjë prej shoqërive tona pa siguri, pa garantuar jetën dhe pronën e qytetarëve”, tha Ministri i Brendshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Efektivi shtyu gazetaren drejt greminës

Çuçi: Zero tolerancë për këto shfaqje të shëmtuara!

"Kamera në çdo kryqëzim të Shqipërisë"

Çuçi: Do ristrukturohet policia