Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion bote në peshën e rëndë, ka deklaruar se është gati të përballet me amerikanin Deontay Ëilder. Ky i fundit është ish[1]kampion bote në këtë Divizion.
Usyk, pasi mposhti dy herë Joshua, duhej të përballej me Tyson Fury për të unifikuar titujt kampionë, por dueli nuk u realizua. Fury do të përballet me Joshua, në një duel mes dy boksierëve britanikë, ndërsa Usyk u shpreh se dëshiron që vitin e ardhshëm të sfidojë Wilder.
“Më vjen keq për fansat, pasi Fury nuk donte të përballej me mua dhe të zhvillonin një sfidë të madhe. Gjithsesi, kjo është përgjegjësi e tij. Kur të ketë dëshirë të duelojë me mua unë jam gati”, u shpreh ukrainasi.
I pyetur se cilin boksier do të pëlqente të kishte përballë herës tjetër në ring, ai tha: “Deontay Wilder. Është një boksier i rrezikshëm dhe mendoj se së bashku mund të duelojmë në Amerikë”, tha Usyk.
Për momentin Wilder do të duelojë ndaj Robert Helenius në Nju Jork muajin tjetër dhe kjo sfidë me Usyk mund të zhvillohet pranverën e ardhshme.