MENU
klinika

Europa League

Më në fund, zhbllokohet Cristiano Ronaldo!

15.09.2022 - 19:34

Një start i pazakontë sezoni për Cristiano Ronaldon, që në shtatë ndeshje nuk kishte gjetur rrugën e rrjetës. Por ky makth mori fund mbrëmjen e sotme me golin e shënuar në Moldavi ndaj Sheriff Tiraspol në kuadër të Europa League.

Sulmuesi portugez shënoi golin e dytë për Manchester United në minutën e 39-të, duke cuar shifrat në 0-2 pak mbylljes së parë. Një gol që cliron Ronaldon, i cili së paku deri në janar do të qëndrojë te “Djajtë e Kuq”.

Sa i përket sfidës në fjalë, Sancho shënoi në minutën e 17-të pas asistit të Eriksen, ndërsa Ronaldo shënoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Nëse sfida përfundon kështu, do të ishin tri pikët e para në grup, pasi në ndeshjen e parë United u mund 0-1 nga Sociedad, që po fiton 1-0 ndaj Omonias.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN