Manchester United mori pikët e para në grup në Europa League, duke fituar 0-2 ndaj Sheriff Tiraspol në Moldavi, skuadër ku militon edhe Regi Lushkja. Interesant fakti që pas 8 ndeshjeve u zhbllokua Ronaldo.
Lazio me Elsied Hysaj në fushë u mund 5-1 në transfertën e Mitdjylland. Fillimisht ishte Paulinho që tregoi se të besuarit e Capellas kishin ardhur për pikë sot (26’), ndërsa Kaba i dyfishoi shifrat (30’).
Brenda çerek ore, të dy ekipet “tundën rrjetën” nga një herë me Evander dhe Savic. Mitdjylland vulos përfundumisht takimin me “rrjetat’ e Isaksen dhe Sviatchenko.
Ndonjëherë zemra nuk mjafton. Ballkani i Ilir Dajës u përball denjësisht me Slavian e Preagës në Çeki, por në fund festojnë vendasit falë fitores 3-2. (Conference League).
Ekipi nga Suhareka mori avantazhin me Krasniqin, duke shkaktuar një surprizë të madhe në minutën e 23-të. Gjithsesi vendasit do kundërpërgjigjeshin me Jurasek në të 26-të.
Skuadra dardane do merrte sërish epërsinë brenda pjesës së parë me Korenicën. Djemtë e Trisovskit nuk e vonojnë shumë barazimin, me anë të ish-it të Skënderbeut, Olayinka. Për përmbysjen mendon Masopust (41′).
Pjesa e dytë nuk dhuroi asgjë, përveç një kartoni të kuq të Thaqit. Ballkani kështu renditet në vendin e fundit me 1 pikë, ndërsa Slavia e Pragës kryeson grupin me 4 pikë. Pavarësisht rezultateve, skuadra nga Kosova po bën paraqitje mjaft të mira në Europë, duke merituar kështu edhe duartrokitjet e kundërshtarëve.