MENU
klinika

Sulmi kibernetik

Drejtoria e Gjendjes Civile njoftim për qytetarët: Nesër nuk do të ofrohen shërbime për këtë sektor

15.09.2022 - 22:00

Shërbimi ‘Aleat’ për dokumente biometrike (pasaporta apo ID karta), do të jetë jashtë përdorimit ditë ne nesërme, me qëllim forcimin e sigurisë në këtë sistem, pas sulmit të fundit kibernetik në vendin tonë.

Njoftimi është dhënë nga drejtoria e Gjendjes Civile, ndërsa Ministria e brendshme kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe thekson se kjo ndërprerje është e përkohshme.

Njoftimi i Drejtorisë së Gjendjes Civile:

Për të rritur nivelin e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile po ndërmerr nje sërë masash të integruara.

Në këtë kuadër, ditën e premte, 16 shtator, GJC njofton se NUK do të mund të ofrohet shërbim në zyrat e aplikimit të ‘Aleat’ për dokumente biometrike (pasaporta apo ID karta).

Ministria e Brendshme kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve për këtë ndërprerje të përkohshme të shërbimit, vetëm për diten e premte, por edhe kjo ndërhyrje shton masat komplekse për të garantuar shërbim të pandërprerë në vijim, e të sigurt për çdo qytetar.