MENU
klinika

“Do ketë bomba të tjera”

Idajet Beqiri flet me fakte: Kryemadhi dhe Meta kanë kryer 43 afera korruptive

15.09.2022 - 22:02

Avokati Idajet Beqiri paditi ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ish-presidentin Ilir Meta dhe bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.

I ftuar në emisionin “Zona Zero”, Beqiri deklaroi se çifti Ilir Meta dhe Kryemadhi kanë kryer 43 afera korruptive, ndërsa zbuloi një prej tyre.

“Do ketë bomba të tjera shumë më të rënda. Janë 43 afera korruptive që kanë bërë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Këta të dy! Saliu i ka shumë herë më shumë pastaj të tjerat do vazhdojnë. 3 janë në SPAK. Kjo është e katërta. E pesta është 500 milionshi i spitalit të Çorovodës që i mori 500 milion me firmën e Ilir Metës për të bërë rikonstruksionit e spitalit dhe që as 1 e treta nuk është hedhur në atë spital se kanë shkuar në xhepin e Ilirit. Kujt ja dha atë që ta zbatonte. Ja dha dajos së vet. Ta them dhe emrin dhe mbiemrin e dajos. Po i them mbiemrin, Metanit. Jo vetëm kaq por investimin e mori djali i tezes se drejtori i spitalit është djali i tezes. Dhe pastaj meqë kishte ngelur pa lekë bodyguardi i tij, ishte një dyqan pa leje jashtë spitalit, në Çorovodë gjithmonë, e futën brenda spitalit që të ndërtohej dhe ajo.

Janë klekë të shqiptarëve, janë djersa dhe gjaku i këtij populli. Duhet të shkojnë e t’i marrin këta? Duhet që drejtësia të bëjë punën e vet.” -deklaroi ai.