MENU
klinika

“Ju jeni kafshë”

Shqiponja “çmend” sërish grekët!

29.11.2018 - 14:37

Mes qindra urimeve nga personazhet e famshëm shqiptar, ra në sy ai i motrave Istrefi, të cilat i uruan shqiptarët për festën e Pavarësisë nga Greqia.

Në një foto të postuar në llogarinë e Era Istrefit, dy motrat këngëtare u shfaqën me plis në kokë, ndërsa me duar formuan simbolin e shqiponjës e bashkëngjitur edhe një urim i shkurtër për 106 vjetorin e Pavarësisë.

Era Istrefi nominohet për çmimin e rëndësishëm

Por kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak fansave të Era Istrefit në “Instagram”, të cilët nuk kanë hezituar të reagojnë, madje edhe duke i ofenduar këngëtaret, por edhe shqiptarët në përgjithësi.

“Nëse nuk do të ishte Greqia, do të ishit duke shkuar me dhi/ Epo përfundimisht ju jeni kafshë/ Ja ju e tregoni që po shkoni në mal”, ishin vetëm disa nga komentet e fansave grekë të Era Istrefit, të cilët duhet të kuptojnë që të paktën në karrierën e saj Greqia nuk ka aspak ndikim.

Ky nuk është rasti i parë. “Shqiponja” e formuar me duar është bërë shpesh debat diskutimesh, madje edhe në nivel diplomatik.


Rasti i fundit ishte Eurovisioni, me përfaqësuesen e Qipros, Eleni Foureira, e cila është me origjinë shqiptare. Ajo bëri simbolin e shqiponjës së bashku me këngëtarët e tjerë shqiptar në Eurovision dhe kjo gjë u komentua si një provokim nga ana e Greqisë.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain