MENU
klinika

“Dancing With The Stars”

Kush do të jenë tre konkurrentet e radhës?

16.09.2022 - 11:07

Të tjerë konkurrentë të “Dancing With The Stars” janë zbuluar së fundmi. Kryefjala.com shkruan se tre konkurrentet e radhës janë këngëtaret Elhaida Dani e Julka Gramo si dhe gazetarja e njohur, Elona Duro.

Sipas Kryefjala.com, ato do t’u bashkohen konkurrentëve të tjerë.

Në një intervistë më herët, këngëtarja e njohur Elhaida Dani ka zbuluar se është një vajzë që planifikon shumë dhe se në të ardhmen e shikon veten me fustanin e bardhë.

“Pas 10 vitesh do jem duke pushuar pak, të mos jem në udhëtim gjatë gjithë kohës, te jem me familjen time, të bëj pushime se na ka marrë malli. Kështu e imagjinoj veten time, me një karrierë të realizuar. Po familja kryesore. Eci me plane në këtë drejtim, absolutisht në çdo drejtim eci me plane, jam një vajzë që planifikoj shumë, që e vogël. Por çfarë më ka treguar kjo gjë është që kur unë isha 16 vjeçe, synoja të isha me fustanin e bardhë 21 vjeçe, kështu që janë disa plane që me kohën, jetën, udhëtimin që ti merr bëhen më konkrete dhe e kupton vërtetë se çfarë do. Në këto momente, le të themi që jam në atë pikë që kam shumë qëllime, pikësynime në karrierë për të realizuar. Sigurisht, e shoh veten me fustanin e bardhë, sigurisht kam një ide në mendjen time, por që nuk i dihet asnjëherë, do i mbaj për vete disa gjëra”, u shpreh këngëtarja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nga aktore e njohur në Shqipëri, në parukiere në SHBA

Si ka ndryshuar jeta e Pranvera Lumanit (Veizit)

“U arrestova pasi u përplasa me priftin”

Roberti flet për eksperiencen e tij në Greqi

Heidi Baçi “thyen” Romeo Veshajn, fansat rikthehen tek Egla Ceno!

Pak ditë larg finales, çfarë ndodhi në “Instagram”-in e banorëve të BBV