Është shtyrë përsëri seanca për Arbër Paplekajn, dy ish-zv.drejtorët e Policisë dhe 6 efektivëve të Shqiponjës.
Mësohet se seanca e radhës është lënë për 23 shtator, shkak për këtë sipas avokatit janë bërë veprimet procedurale.
Avokati Marash Martinaj nuk ka shprehur shqetësim për shtyrjen e herëpashershme të seancave ndaj klientit të tij.
“Është seancë me dyer të mbyllur, shtyhet për veprime proceduriale, nuk shqetësohem për shtyrjen e seancave”.
Arbër Papleka akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, dy ditë para zgjedhjeve. Pas krimit u vetëdorëzua te komandanti i forcave Renea.
Thuajse mbi një vit pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit, në qershor të këtij viti, gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për dy zëvendësdrejtorët e Policisë së qarkut të Elbasanit, Albert Nushi dhe Niko Palla, të cilët kanë qenë pranë vendngjarjes ku u ekzekutua me armë Pjerin Xhuvani, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.