MENU
klinika

Kemi arritur në 6 kompani!

Kriza energjetike/ Balluku: Shuma totale e prodhimit do jetë 150 megavat për orë

16.09.2022 - 13:52

Balluku flet për ankandin e erës të hapur në korrik 2021 që është mbyllur në qershor 2022 dhe kemi marrë kohën për të vlerësuar.

‘Këto do jenë parqet e para në Shqipëri. Shuma totale e prodhimit do te jetë 150 megavat orë. Do të kërkojmë nga kompanitë që të përfundojnë sa më shpejt punën. Nuk e dinim që do të kishte një krizë energjie kur ne e kemi nisur punën për parqet.’- tha Balluku.

‘Në fazën e parë, ku morën pjesë 17 kompani kryesisht ndërkombëtare, ne kemi arritur në një numër prej 6 kompanish që do të vlerësojmë kushtet financiare që do të bëhet live. Pra nga faza e parë për kushtet teknike janë fitues 6 kompani të huaja e një konsorcium shqiptar.

Janë kompani Franceze, gjermane, turke, turke dhe shqiptare. Kemi vendosur një tavan, që do të jetë 75 euro për megavat orë. Ofertat duhet të jetë më pak se ky tavan. Duke qenë se ccmimet janë të paparashikueshme në tregjet e huaja. Ky do jetë përfitim për ne për lidhjen e kontratës me cmimim maksimal deri në 75 euro.- tha Balluku.