MENU
klinika

Qarqet që rrezikojnë

“Gjeoshkenca” jep parashikimin për përmbytjet në orët në vazhdim

16.09.2022 - 14:38

Instituti i Gjeoshkencave publikon komunikatën e motit për orët në vazhdim. Sipas parashikimit, qarqet Shkodër dhe Lezhë rrezikojnë përmbytje. Ndërkohë nesër rrezikojnë edhe qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër

PARASHIKIM I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET

Sipas llogaritjeve të IGEO, ditën e sotme (e premte, dt.16) dhe ditën e nesërme (e shtunë dt.17) në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër si rezultat i reshjeve intensive pritet të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në po këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve. Në lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës, Drini i Lezhës dhe Mat pritet një rritje e prurjeve.


RESHJET Sot pasdite (e premte, dt.16) dhe nesër (e shtunë, dt.17) priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Kukës, Dibër dhe Durrës. Ndërsa, në qarqet Fier dhe Berat priten reshje mesatare. Reshjet priten të shoqërohen dhe me shtrëngata në shumicën e qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). TEMPERATURAT Nesër (e shtunë, dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 21 / 28 °C në vendet e ulëta: 20 / 31 °C në vendet malore: 16 / 24 °C

ERA Sot pasdite (e premte, dt.16) dhe nesër (e shtunë, dt.17) era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e premte, dt.16) pritet niveli “I MODERUAR’’ në shumicën e qarqeve. Nesër (e shtunë, dt.17) pritet niveli “S’KA RREZIK” pothuajse në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN