MENU
klinika

Ia kalon edhe asaj të Maradonës

Fanella e Jordan shitet për shumën rekord

16.09.2022 - 22:06

Një fanellë e veshur nga Michael Jordan ka vendosur një rekord të ri pasi është shitur në ankand në Neë York për një shifër të pabesueshme.

Shtëpia e ankandeve “Sotheby’s”, bëri të ditur se sot është vendosur një rekord i ri pasi fanella e famshme e finaleve të NBA të vitit 1998 e veshur nga Michael Jordan, është shitur për 10,1 milionë dollarë.

Jordan veshi këtë fanellë të kuqe të Chicago Bulls me numrin 23 në ndeshjen e parë të serisë të finaleve të vitit 1998, ku ekipi i tij triumfoi 4-2 ndaj Utah Jazz në serinë e ndeshjeve duke u shpallur kampion për herë të fundit në atë dinasti shumë të suksesshme.

Megjithatë, fanella që u shit në ankand ishte veshur në ndeshjen e parë të cilën Chicago e humbi në kohën shtesë 85-88. Ankandi kishte filluar me 5 milionë dollarë dhe pas 20 ofertash për këtë fanellë, ishte mbyllur me shifrën 10,1 milion dollar, e cila vendos rekordin e ri për veshmbathjet sportive në ankande të këtij lloji.

Rekordi i mëparshëm i përkiste fanellës së Diego Maradonës me të cilën kishte shënuar dy golat legjendarë në ndeshjen ndaj Anglisë, e cila ishte shitur për 8,4 milionë euro vetëm pak muaj më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN