Tottenham ka triumfuar në ndeshjen e shtëpisë kundër Leicester City, duke fituar 5-2 me përmbysje. Nisje e keqe e ndeshjes, por më pas gjithcka në rregull, me Spurs që arrin Cityn në krye të Premier League.
Ndeshja nisi keq për Spurs-at, që pësoi gol që në minutën e 6-të pasi Tielemans realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Skuadra e Contes reagoi shumë shpejt me finalizimet e Kane dhe Eric Dier. Gjithsesi, “Dhelprat” reaguan në fundin e pjesës së parë me finalizimin e Maddison.
Gjatë pjesës së dytë, edhe pse Leicesteri ushtroi presion të vazhdueshëm, golat i shënoi Tottenhami: në fillim të pjesës së dytë Bentacour dhe më pas tri herë radhazi i aktivizuari në minutën e 59-të në vend të Richarlison, Heung-Min Son.
Koreano-jugori e shndërroi në tabelë qitjeje portën e “Dhelprave”, që në fundin e sfidës hodhën poshtë gjithë atë mundim për të marrë një rezultat pozitiv.