MENU
klinika

Nuk merr pjesë në festën e “Fashion Week”

Ç’po ndodh me Cara Delevingne?

18.09.2022 - 10:27

Supermodelja Cara Delevingne nuk mori pjesë gjate festës së Fashion Week pas problemeve që ka shfaqur në shëndetin e saj.

Ajo nuk është në gjendje të mirë, raportojnë mediat e huaja.

Së fundmi, modelja ka marrë një vëmendje të madhe së fundmi. Disa foto të saj qarkulluan kudo në rrjet ku modelja shfaqej jo në gjendje të mirë.

Motra e Cara-s, Poppy është parë së fundmi në krah të motrës së saj.

Më herët, një dëshmitar tha: “Pinte duhan dhe fliste e nervozuar në celularin e saj, të cilin e lëshoi në një moment”.

“E gjithë kjo është shumë shqetësuese. Cara ka qenë e hapur për problemet e saj të shëndetit mendor në të kaluarën”, tha një mik i familjes së Cara-s.

“Ajo vjen nga një familje shumë e mirë dhe natyrisht, ata do të mblidhen dhe do të bëjnë gjithçka që duhet për ta ndihmuar”.

“Familja është e shqetësuar qartë për të, prandaj Poppy menjëherë shkoi të ishte me të. Të gjithë janë të shqetësuar për sjelljen e Caras”.

Nga ana tjetër, aktorja e njohur Margot Robbie është parë së fundmi mjaft e trishtuar. Ajo është fotografuar me lot në sy pasi ka dalë nga shtëpia e mikeshës së saj, Cara Delevigne.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN