MENU
klinika

Festa e Çlirimit

Parada e FA, banda e ushtrisë me uniforma të reja

29.11.2018 - 16:37

29-Nëntori, festa e Çirimit, u prit ndryshe këtë vit në kryeqytet, teksa u zhvillua dhe dita e hapur e qytetarëve me Forcat e Armatosura.

Qytetarët populluan stendat ku ishin vendosur pajime dhe efektvë nga të gjitha strukturat e FA-së.

 Përveç këtyre, Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura, e cila performoi gjatë gjithë paradites, me uniformat e reja, duke sjellë një atmosferë festive për fëmijët dhe të rriturit.

Uniformat e reja të OFFA me elementë tradicional shqiptar, me ngjyrat kuqezi, u prezantuan për herë të parë gjatë ditës së sotme dhe pjesëtarët e bandës u përshëndetën në veçanti nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

forcat e armatosura-konica.al
forcat e armatosura-konica.al

Ministrja Xhaçka, gjatë fjalës së saj në prani të qindra qytetarëve tha se, Shqipëria e ka historinë e saj të mbushur me luftëra dhe sakrifica, por 74 vite pas çlirimit, po përjetohet një situatë krejtësisht e ndryshme sa për i përket FA-ve.

“Ky moment na gjen të rreshtuar krah forcave aleate të NATO-s për të mbrojtur vlerat e përbashkëta të demokracisë dhe shtetit ligjor, jo vetëm brenda vendit tonë por dhe hapësirës së NATO-s.

Sot në këtë aktivitet kemi ekspozuar një pjesë shumë të vogël nga jeta dhe veprimtaria e këtyre djemve dhe vajzave.

Por ajo që ata bëjnë në realitet, ajo çfarë ata i ofrojnë vendit tonë, është e pamundur të përcillet në kaq pak hapësirë.”, tha ministrja, Xhaçka.

forcat e armatosura-konica.al
forcat e armatosura-konica.al

Ajo theksoi se këta të rinj me uniformë janë përherë midis njerëzve, pranë komunitetit, atje ku jeta e njerëzve është në rrezik dhe ka nevojë për ndërhyrjen e tyre.

“Të jesh pjesëtar i këtyre Forcave, do të thotë të jesh në frontin kryesor dhe më të vështirë në rastin e Emergjencave Civile, të rrezikosh jetën për të shpëtuar familje dhe fëmijë të rrezikuar nga katastrofat natyrore, të ndihmosh familje të shpërngulura nga këto katastrofa.

Do të thotë të vesh jetën në rrezik për të pastruar hot-spotet nga eksplozivat e rrezikshëm, të shkatërrosh masive shkëmbore, të ndërtojnë rrugë dhe ura në kushte të vështira, për ta bërë vendin tonë një vend më të sigurt dhe më të mirë për të jetuar dhe punuar me një cilësi jete të përmirësuar”, përfundoi ministrja.

forcat e armatosura-konica.al
forcat e armatosura-konica.al

Të gjithë kuriozët në stendat e ngritura, mundën të shohin nga afër shumë nga armët dhe mjetet e FA-ve të ekspozuara dhe një ndër pjesët me atraktive të kësaj feste ishte edhe maskimi i disa fëmijëve me bojëra taktike.

Aktiviteti u ndoq edhe nga ambasadorët dhe atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri, por një interes të lartë shfaqën edhe të huajt që ndodheshin si vizitorë në Shqipëri.