Spanja është shpallur kampione e Evropës në basketboll pasi në finale ka mposhtur Francën. Një ndeshje e dominuar nga spanjollët që nga fillimi dhe përfundoi me rezultat 88-76.
Të përzgjedhurit Sergio Scariolos ishin më të mirë në çdo çerek të finales që u zhvillua në Berlin. Lojtari më i dalluar ishte Hernangomez i cili shënoi 27 pikë, i ndjekur nga francezi Fournier me 23 pikë.
Spanja arriti në finale pasi mposhti Gjermaninë, ndërsa Franca mundi Poloninë. Gjermania sot ka arritur të mposhtë Poloninë me rezultat 82 me 69 për medaljen e bronztë.
BO CRUZ IS THE TRUTH‼️ #VideoGameNice
Juancho Hernangomez EXPLODED in the @EuroBasket finals for Spain helping them WIN against France. @juanchiviris41 dropped 27 PTS, 5 REB & 7 3PM in 26mins 😳🔥🥶#EuroBasket pic.twitter.com/ZP9aJQ3Mnx
— THE HOOPERS VOICE (@thehoopersvoice) September 18, 2022
Spanja, me fitoren ndaj Francës, është shpallur për herë të katërt kampion i Evropës pas fitores në finalet e citit 2009, 2011 dhe në 2015. Nuk fitoi as Doncic, as Jokic dhe as Antetekounmpo. Spanja na e rikujtoi se basketbolli nuk ka nevojë vetëm për superyje.
Skuadra që ishte nisur si “underdog” me ndërrim brezi, 7 debutues, nga fytyrat e njohura vëllezërit Hernangomez, që në NBA nuk kanë shumë minuta, dhe një 37 vjeçar si Rudy Fernandez. Një trajner fantastik si Scariolo.
Nuk ishin më as vëllezërit Gasol, as Navarro as Chacho Rodriguez etj. Por Spanja ka krijuar kulturë, mjafton të kujtojme se nga U-16 e deri tek U-20 meshkuj/ femra këtë vit janë kampionë ose nënkampionë Europe.