MENU
klinika

Mesazhi i presidentit serb

Vuçiç flet për Kosovën: Do të luftojmë që ta ruajmë

19.09.2022 - 10:23

Presidenti i Serbisë ka publikuar në rrjetin social “Instagram” mesazhin se “uniteti” që shënoi javën që shkoi është jashtëzakonisht i nevojshëm në ruajtjen e Kosovës, ndërkohë që përmendi nderin që kishte me takimin me kryeministrin hungarez Orban, shkruan “B92”.

“Kur përzgjodhi fjalën që shënoi javën e shkuar për ne, kam zgjedh unitetin sepse vetëm ne serbët e bashkuar mundemi çdo gjë, të fitojmë, të arrijmë te liria dhe të jemi vetë në tonën.”
Shënimi i ditës së unitetit, lirisë dhe flamurit kombëtar ishte moment të përkujtojmë ekzistimin tonë thelbësor që është i garantuar vetëm nëse bashkohemi të gjithë dhe ruajmë paqen në një flamur!

Uniteti na është i nevojshëm tepër në luftën për ruajtjen e Kosovës, prandaj nga Kuvendi kam kërkuar që rreth kësaj çështje të lëmë dallimet partiake dhe me përgjegjësi të nisemi në zgjidhjen e kësaj çështje kyçe nacionale.

Më pas ai ka përmend edhe dorëzimin e medaljes për kryeministrin Orban, në shenjë të zhvillimit të raporteve mes Serbisë dhe Hungarisë, të cilat kanë arrit shkallën më të artë dhe shpresën se ato do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, ka shkruar Vuçiç.

Vuçiç ka udhëtuar për në ShBA, ku me 21 shtator do të flas në Asamblenë e 77 të përgjithshme të OKB në Nju Jork, ndërkohë që do ketë takime me lider edhe shefa shtetesh nga vendet e ndryshme./Express/