MENU
klinika

Ajeti dhe Seferi

“Na duhet edhe pak fat ndaj Izraelit dhe Islandës”

19.09.2022 - 14:12

Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në Durrës në kuadër të dy ndeshjeve të shtatorit, më 24 ndaj Izraelit në transfertë dhe 27 shtator ndaj Islandës në Tiranë.

Në konferencën e parë për shtyp folën Arlind Ajeti dhe Taulant Seferi. Të dy futbollistët pranuan se këto sfida janë vendimtare, ndërsa premtuan se do të japin maksimumin, por nganjëherë duhet edhe pak fat.

ARLIND AJETI

Izraeli – Janë ndeshje vendimtare dhe nuk kemi filluar stërvitjen, sapo jemi bashkuar. Kemi kohë për t’u përgatitur, do bëjmë maksimumin.

Rikthimi – Lojtarët janë të rinj, për mua s’ka rëndësi. Është kënaqësi të jesh me Kombëtaren, sa herë jam i ftuar jam i kënaqur.

E prisnit ftesën? Kam luajtur katër ndeshje të plota në Itali, nuk mund të them a e prisja ftesën. Kam objektiv të jem në ekip, unë jam gati të jem këtu dhe këtë e vendos trajneri.

Dëmtimet – Kemi lojtarë me kualitet jashtë, unë do jap maksimumin. Të zëvendësosh lojtarë të tillë është e vështirë.

Ndryshimi mes këtij ekipi dhe atij të 2016 – Mundohem të jap më të mirën, sin ë 2016. Kualiteti është i lartë, ka cilësi sepse lojtarët janë në ekipe të mëdha. Duam suksesin si në 2016.

Fati – Futbolli është edhe fat, duhet momenti dhe vendi i duhur. Fatkeqësisht kemi dëmtime dhe me këtë ekip do bëjmë më të mirën.

Dy fitore për kreun, sa janë mundësitë? Kemi kundërshtar të fortë. Të përgatisim mirë Izraelin për tri pikët, të shohim.

TAULANT SEFERI

Dëmtimet – Ky grup duhet të jetë bashkë, këto mungesa janë me peshë. Na mërzisin shumë që nuk janë, uroj të kthehen sa më parë. Janë ndeshje finale, maksimumin duhet të marrim në këto ndeshje.

Atmosfera – Padyshim është e mirë, jemi çuna të mirë dhe rrimë bashkë. Në futboll kjo ka rëndësi, duam që kjo lidhje të na ndihmojë edhe në fushë.

Minutat në sulm – Kur duhet të fitosh, duhen golat. Sulmuesit janë në formë, uroj që ai që luan të bëjë gola për pikët.

Partneri i sulmit – Ndihem mirë nëse luaj, nuk ka rëndësi me kë. Këtë e vendos trajneri. Këto janë finale, ai që luan të bëjë më të mirën sepse bashkë do marrim atë që duam.

Sulmi me 3? Nuk mund të them gjë për formacionin, Izraeli është i fortë dhe agresiv në fushën e saj. Të gjejmë pikat e dobëta dhe t’i sulmojmë. Nëse nuk marrim gjashtë pikë do zhgënjehmi, duam maksimumin për kreun. Shpresoj dhe kam besim se do ia dalim. Të mendojmë për Izraelin dhe më pas për Islandën.

Aventura në Ukrainë – Në media është bërë e madhe, gjithçka është normale. Luajmë në tre qytete dhe nuk kemi rrezik. Shokët e skuadrës dinë ca fjalë shqip, kanë luajtur te Vorskla edhe Curri me Dallkun”, tha Seferi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”