MENU
klinika

Sot ceremonia

E fundit që u përkul para arkivolit të Mbretëreshës, sfidoi radhën kilometrike

19.09.2022 - 12:54

Miliona njerëz në Mbretërinë e Bashkuar dhe mbarë botën po përgatiten për t’i dhënë lamtumirën e fundit Mbretëreshës më jetë gjatë në planet, Elizabeth II, e cila do të varroset sot, në një ceremoni spektakolare.

Qindra mijëra njerëz janë rreshtuar tashmë në rrugët e Londrës për të parë funeralin e Mbretëreshës.

Ndërkohë me ditë të tëra britanikë dhe qytetarë në mbarë botën pritën me orë në radhë kilometrike për të bërë homazhet në nder të Mbretëreshës.

Qytetarë të thjeshtë nga mbarë bota patën katër ditë kohë në dispozicion për t’i dhënë lamtumirën Mbretëreshës.

Christina Heary ishte personi i fundit nga publiku që i dha lamtumirën e fundit Mbretëreshës. Gruaja e fundit që bëri homazh ndaj Mbretëreshës, shërben në Forcat Ajrore Mbretërore të Britanisë.

Hirey, nga High Wycombe, zbuloi se ajo kishte qenë në radhë që prej orës 4:45 të mëngjesit të së dielës.

“Është  nder për mua. Unë shërbej në Forcën Ajrore Mbretërore dhe e konsideroj një nder të jem këtu në emër të atij trupi dhe si grua, për këtë zonjë të mrekullueshme që është e pazëvendësueshme. Natyrisht, unë u zotova për besnikëri ndaj saj dhe ndihem shumë krenare. Ishte një ditë e gjatë, por ia vlente”, ka thënë ajo.

Homazhet e hapura për publikun përfunduan pasi anëtarët e stafit të Parlamentit kaluan para arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth.