MENU
klinika

Sulmuesi i Udineses

Teksa i shënonte Interit, hajdutët i vjedhin shtëpinë

19.09.2022 - 19:19

Udinese po kalon një moment magjik. Në fundjavë erdhi fitorja 3-1 ndaj Interit, që ka ngjitur bardhezinjtë në vend të tretë në Serie A, me vetëm një pikë më pak se Napoli dhe Atalanta.

Ndërkohë, festa e fitores ndaj ekipit zikaltër mori fund menjëherë për Tolgay Arslan, mesfushorin gjerman me origjinë turke të Udineses. 32-vjeçari e nisi ndeshjen nga stoli dhe u fut në fushë në minutën e 79’ dhe realizoi me kokë golin e tretë.

Në fund festoi gjatë me shokët e skuadrës, por festa u shkatërrua kur mori vesh se shtëpia e tij ishte grabitur gjatë kohës që luhej Udinese-Inter. Grabitësit kanë arritur të marrin dy laptopë dhe disa bizhuteri ari për një vlerë totale prej 12 mijë eurosh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN