MENU
klinika

Gjoba qesharake për yllin e botës

Arsyeja pse Mbappe s’del në fotot zyrtare të Francës

19.09.2022 - 20:16

Te kombëtarja e Francës ka një cështje. Nuk bhet fjë për në fushën e lojës, por më shumë jashtë saj. Kylian Mbappe do të luajë në ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe sigurisht që nuk do të mungojë në Botëror.

Por ylli i Francës nuk do të jetë në foto zyrtare të “gjelave” për aktivitete promocionale dhe nuk do të shfaqet me logot e sponsorëve të saj. Vetë futbollisti ka konfirmuar se do të bojkotojë seancën fotografike të planifikuara për këtë të martë në qendrën stërvitore të bluve.

Në këtë komunikatë për shtyp të shpërndarë nga përfaqësuesit e lojtarit, theksohet se nuk është e mundur që të gjendet një marrëveshje me federatën mbi administrimin e së drejtës së imazhit të sulmuesit.

Mbappe është në “luftë” me federatën prej kohësh dhe në mars kishte bojkotuar një aktivitet të ngjashëm me sponsorët e përfaqësueses. Nëse Mbappe vazhdon me qëndrimin e tij, ai do të gjobitet nga 25 mijë euro për çdo ndeshje. Një shifër qesharake po të llogariten rreth 50 milionë eurot që përfiton në vit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Më mirë se Messi e Ronaldo

Erling Haaland, “mbreti” i ri i golit