Udhëtimi është i shtrenjtë shumicën e kohës dhe aq më tepër për shkak të inflacionit global post Covid-19 dhe luftës në Ukrainë. Por ka mënyra për të udhëtuar me çmime të lira, ose duke i bërë gjërat ndryshe, duke nisur nga rezervimi juaj.
Këtu janë disa ide:
Gjeni kohën më të mirë për t’u larguar, edhe pse kjo është bërë më e vështirë tani që të gjithë mund të punojnë edhe nga shtëpia dhe teknikisht mund të udhëtojnë edhe jashtë pikut të sezonit.
Megjithatë, statistikisht ka ditë që janë më të lira, si e marta, apo e mërkura e çdo jave, apo dhe data 23 gusht.
Shmangni udhëtimin në limitet e pushimeve. Siç jeni në dijeni të datave të pushimeve të shkollës në vendin tuaj, mos harroni të bëni edhe kërkime rreth datave të pushimeve në destinacionin tuaj, për t’i shmangur ato.
Në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, kjo është fundjava e fundit e korrikut, ndërsa përtej Kanalit Anglez, është shumë më herët. Në Francë, fundjava e parë e korrikut. Këto janë datat kur radhët do të jenë më të gjata dhe linjat e sigurisë të pafundme. Mendoni përpara edhe për çmimet.
Shmangni kontrollin e bagazheve aty ku është e mundur. Ekspertët e industrisë në të gjithë botën vazhdojnë të thonë se gjithnjë e më shumë bagazhe do të humbasin këtë verë për shkak të grevave në aeroporte dhe mungesës së stafit. Ju nuk dëshironi të shpenzoni kohë për të gjurmuar bagazhet tuaja, kështu që udhëtoni lehtë, me vetëm një valixhe,nëse është e mundur. Ndoshta më pak rroba, por një shqetësim më pak gjatë pushimeve.
Ulni ambiciet! Pas dy vitesh që jeni detyruar të qëndroni në shtëpi, a është vërtet e nevojshme për të planifikuar një udhëtim që përfshin dy apo tre kontinente, shumë fluturime dhe disa hotele? Thjesht shton stresin, burokracinë dhe lë më shumë hapësirë për gabime (kjo dhe për shkak të kufizimeve të ndryshme të udhëtimit Covid-19 nëpër Evropë).
Qëndroni në një vend, merrni një fluturim direkt (ku është e mundur) dhe mos planifikoni të shkoni larg. Për shembull, udhëtimet rrugore në jug të Francës në verë janë gjithmonë të paktën dy herë më të gjata se në dimër, shtoni dhe problemet në sistemet e transportit…! Ju nuk do dëshironit që për pushime verore të ngecni në trafik.
Rezervoni duke përdorur ofertat dhe kontrolloni opsionet e udhëtimit me kosto të ulët. Për shembull, ka dy transportues të rinj ajror me kosto të ulët që fluturojnë midis destinacioneve të SHBA dhe qendrave evropiane, si PLAY dhe French Bee. Po ashtu, mund të udhëtoni në Gjermani me një biletë treni që kushton në total më pak se 12 dollarë.
Rezervoni, rezervoni dhe rezervoni herët. Në një botë mungesash (staf, ushqim, dhoma, makina me qira) është gjithmonë më mirë të rezervoni paraprakisht për gjithçka. Në Francë, për shembull, kjo do të thotë deri në çdo drekë, nëse nuk do dëshironit të hani diçka që nuk është e ngrirë.
Ndryshoni natyrën e pushimeve tuaja. The Guardian ofron pesë ide interesante për pushime me çmime të lira të tilla si shkëmbimi i shtëpive, qëndrimi në mal etj..
Në fund, si dhe kë të paguani? Ia vlen gjithmonë të paguani në kartën tuaj të kreditit, në mënyrë që të keni një mënyrë tjetër veprimi për anulimet. Gjithashtu, udhëtimet me paketa mund të jenë një alternativë më e mirë, pasi operatorët turistikë janë të detyruar të zgjedhin një mënyrë për t’ju çuar në hotelin tuaj, nëse fluturimi juaj anulohet dhe ju i keni rezervuar drejtpërdrejt përmes tyre.