MENU
klinika

Kushton sa një futbollist klasi

Shkarkimi i Allegrit, çmenduri financiare te Juve

20.09.2022 - 13:14

Shkarkimi i Massimiliano Allegrit nuk është aspak në axhendën e drejtuesve të Juves. Çfarë mund të rezervojë e ardhmja kjo nuk dihet, por është e qartë se në këtë pikë të sezonit as që mendohet një revolucion në pankinë.

Ka menduar vetë presidenti Agnelli për të qetësuar trajnerit, duke e telefonuar personalisht, ndërsa “Tuttosport” shton se mos shkarkimi i tij ka dhe një bazë shumë të fortë ekonomike. Në botën e futbollit gjithçka rrotullohet rreth financave, batuta e Arrivabene kur u pyet për shkarkimit e Allegrit i thotë të gjitha:

“Do e paguash ti më pas atë që vjen? iu përgjigj drejtori sportiv gazetarit. Allegri ka një kontratë me Juven deri në 2025, ndërsa përfiton 7,5 milionë euro neto në sezon, duke përfshirë edhe bonuset e ndryshme, Juves i shkon fatura 9 milionë euro në sezon. Deri në 2025, Allegri i kushton “Zonjës së Vjetër” 42,7 milionë euro, 45 nëse përfshijmë edhe stafin.

Nëse do të shkarkonin Allegrin janë të detyruar të marrin një trajner tjetër, Tuchel ose Pochettino, dy emra “big’ që janë të lirë, do t’i kushtonin Juves edhe 35 milionë euro të tjera. Në total deri në 2025, plus-minus, Juve duhet të paguajë 80 milionë euro vetëm për trajnerin, në kushte të tilla ekonomike do të ishte një çmenduri, me një shumë të tillë mund të blinin një top-player.

Për këtë arsye shkarkimi i Allegrit as që merret në konsideratë, të paktën tani. Drejtuesit e klubit shpresojnë që me rikthimin e lojtarëve të dëmtuar ekipi të rikthehet te rezultatet pozitive duke i kursyer shkarkimin e Allegrit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri spanjoll i fiksuar pas tij

Guardiola “përndjek” Haaland edhe në Norvegji