MENU
klinika

Klaus Gjasula

“Kemi ekip që mund të marrë 6 pikët në dy sfidat e radhës”

20.09.2022 - 14:18

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan në 24 shtator me Izraelin (transfertë) dhe në 27 me Islandën (Air Albania), për ndeshjet e Nations League. Nga grumbullimi kuqezi, mesfushori i Shqipërisë Klaus Gjasula ka folur për mediet.

“Besoj që e kemi treguar se dimë të fitojmë ndeshjet dhe se kjo është një ndeshje e rëndësishme. Të jemi optimistë për tri pikët. Ne kemi mungesa por edhe ata kanë problemet e tyre. Kanë ndryshuar shumë gjëra. Ne kemi kualitet për të fituar ndeshjet.

Është vështirë të themi që “sa mirë kanë mungesa”, se nuk e dimë si do luajnë pa të dhe kush do luajë në vend të tij. Ne duam të bëjmë maksimumin duke parë vetëm veten tonë.

Roli në fushë – E dimë që është e rëndësishme, i dimë rregullat dhe çfarë mund të arrijmë me këto gjashtë pikë. Kemi Izraelin, të fitojmë që të përqëndrohemi vetëm aty. Te klubi im trajneri më futi në mbrojtje dhe nuk jam larguar nga ai pozicion. Nuk e di sesi trajneri i ka planet për mua në Kombëtare.

Dështim pa 6 pikë – Ekipet e tjera janë të mira, jemi në një nivel. Ne duam t’i fitojmë të dyja, të japim maksimumin dhe të shohim çfarë do dalë”, tha Gjasula.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”