MENU
klinika

"Me mikun tim, duke bërë plane..."

Rama e Vuçiç takohen në OKB/ Presidenti serb zbardh bisedën

20.09.2022 - 20:43

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç kanë zhvilluar një takim të shkurtër përpara çeljes së punimeve të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti serb nëpërmjet rrjeteve sociale, ku dhe ka publikuar edhe një foto nga ky takim.

“Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim Edi Rama në nisje të sesionit të Asamblesë dhe një mundësi për të shkëmbyer përshtypjet e para për këtë ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë plane për paraqitje të përbashkëta në takimet gjatë punimeve të Asamblesë. Një Ballkan i hapur është e ardhmja e rajonit tonë”, shkruan Vuçiç në postimin e tij.

Po ashtu eshte zhvilluar edhe nje takim zyrtar me liderët e Ballkanit Perëndimor, ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme dhe Zv/President i Komisionit Europian, Joseph Borrel.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Bota në rrezik dhe e paralizuar"

Çelet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së