MENU
klinika

Pas vdekjes së Elizabeth

Mbretëresha e Danimarkës merr stafetën si monarkja më jetëgjatë

21.09.2022 - 08:09

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë është kushërira e saj e tretë 82-vjeçare, Mbretëresha Margaret II e Danimarkës. Në moshën 82-vjeçare, ajo tashmë është në fron prej 50 vitesh.

Margaret është shprehur se Elizabeta ishte një burim frymëzimi për të që e admironte shumë. “Ajo ishte 26 vjeç kur u bë mbretëreshë dhe vazhdova të mendoja se do të doja të mos isha aq e re kur babai im vdiq”, tha ajo në një intervistë.

Në fakt, jubileu platini i Mbretëreshës Elizabeth II përkoi këtë vit me atë të artë të saj. Për shkak të vdekjes së Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, ajo vendosi të ndërpresë festimet në shenjë respekti dhe zie.

Ajo është motra e Anna Maria, gruas së ish-mbretit të Greqisë, Konstandin, ndërsa kanë edhe një motër, princeshën Benedikt të Danimarkës.

Ajo u kurorëzua mbretëreshë në vitin 1972, duke u bërë gruaja e parë që mori fronin danez pas 600 vjetësh sundimi mashkullor.