I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në New York, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Lajçak ka shkruar në Tëitter se takimi me Vuçiçin vjen pas takimit që kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit në Prishtinë.
“Në Nju Jork sot. Në margjinat e #UNGA-s folëm për rrugën përpara në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka thënë Lajçak.
After my meeting with Prime Minister Kurti in Pristina last week, I also continued my conversation with @predsednikrs @avucic in New York today. In the margins of #UNGA, we spoke about the way forward in the normalisation of relations with Kosovo. pic.twitter.com/iHoaxboYGv
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 21, 2022
Kosova dhe Serbia gjenden në një proces të rëndësishëm të dialogut. Tema e targave është më aktualja.
Sakaq, Lajçkak është takuar gjithashtu edhe me kryeministrin Edi Rama, me të cilin tha se kanë folur për situatën në Ballkanin Perëndimor.