Inter, Juve e Bayern Munich janë vetëm disa nga klubet e mëdha evropiane që po hasin vështirësi në këtë fillim sezoni. Nga Inzaghi tek Allegri e deri te Nagelsmann, të shumë janë pankinat që janë vënë në dyshim të fortë.
Për t’ia bërë situatën edhe më të vështirë trajnerëve të sipërpërmendur janë disa homologë të tyre që për momentin ndodhen në të papunë. I shkarkuar nga Chelsea pak ditë më parë, Thomas Tuchel është emri më i fortë në qarkullim, të gjithë e shohin teknikun gjerman si pasuesin ideal, njeriun që mund të zgjidh “hallet”.
Hija e Tuchel përndjek mbi të gjitha Nagelsmann, ish trajneri i B.Dortmund ka qenë gjithnjë një dëshirë e drejtuesve të Bayern. Pochettino është gjithashtu një tjetër emër big, i papunë që nga momenti kur u largua nga PSG.
Argjentinasi është gjithashtu një profil që pëlqehet shumë jo vetëm nga Bayern, por mund t’i bënte shumë punë edhe klubeve si Inter e Juve. Zinedine Zidane është një tjetër emër shumë i madh, por francezi fill pasi u largua nga Real Madrid ka refuzuar në mënyrë konstante të gjithë ofertat që kanë ardhur në derën e tij.
Listës të trajnerëve të papunë i shtohen edhe emra si Loeë, Bielsa, Sampaoli, Solskjaer, Benitez apo Claudio Ranieri.