MENU
klinika

Flet avokati i Blasit

E vërteta e mesazhit “takohemi në hotel…”

21.09.2022 - 11:46

Alessandro Simeone, avokati i Ilary Blasi, mohoi thashethemet e fundit të rrjedhura në lidhje me prezantuesen e Mediaset. Të dielën, Roberto D’Agostino foli për mesazhe të supozuara erotike midis ish-gruas së legjendës verdhekuqe dhe një burri tjetër.

Mesazhe që do të gjendeshin më vonë nga Francesco Totti në celularin e Blasi, i cili do t’i kishte ruajtur si provë për t’i çuar në gjykatë. “Lajmi i raportuar është i rremë, nuk ka mesazhe erotike të shkëmbyera nga klientja ime me palë të treta. Nuk kanë ekzistuar ndonjëherë”, – siguroi avokati i Ilary Blasi për shtypin.

Pak ditë më parë, në një intervistë për “Corriere della Sera”, Francesco Totti tha: “Kur mora paralajmërime nga njerëz të ndryshëm, të cilëve iu besoj, dyshova. Pastaj pashë celularin e saj.

Ilary Blasi, grande fratello

Aty konstatova se ishte një person i tretë, i cili vepronte si një ndërmjetës mes Ilary dhe një tjetri. Një person krejtësisht i ndryshëm nga unë, që i përket një bote shumë larg nga e imja. Çfarë thoshin mesazhet? Diçka si…takohemi në hotel etj”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN