Aleati i Vladimir Putinit, Sergej Markov, një ish-anëtar i Dumës për partinë e Presidentit rus, i ka dalë në mbrojtje vendimit për mobilizimin e pjesshëm të 300 mijë rezervistëve ushtarakë në Rusi.
“Ishte absolutisht e qartë se Rusia nuk ka luftë kundër Ukrainës, Rusia nuk ka arsye të përdorë armë teknike bërthamore kundër ukrainasve”, tha ai për programin Today të BBC Radio 4.
“Ukrainasit janë vëllezërit tanë, por Ukraina është e pushtuar nga vendet perëndimore dhe janë vendet perëndimore që luftojnë kundër ushtrisë ruse duke përdorur ushtarë ukrainas si skllevër.
“[Kjo] ishte ideja kryesore e [adresimit] të Vladimir Putin, prandaj ne duhet të kemi këtë mobilizim të pjesshëm”, u shpreh ai,
Markov vazhdoi duke thënë se “të gjithë në botë tani po mendojnë për luftë bërthamore” dhe tha se një përshkallëzim i tillë mund të jetë si rezultat i “sjelljes së çmendur” të Presidentit të SHBA Joe Biden dhe ish-kryeministrave dhe kryeministrave aktualë të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson dhe Liz Truss.
“Biden, Johnson dhe Truss janë plotësisht përgjegjës për luftën në Ukrainë,” tha ai./ BBC