MENU
klinika

Nga Rita te Dua...

“Zëri ynë dëgjohet anembanë botës!”

29.11.2018 - 18:39

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shpërndarë të enjten në rrjetet sociale një video promovuese për Kosovën.

Në një video të publikuar ditën e sotme nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për të promovuar Kosovën, nuk kanë munguar edhe yjet e showbiz me famë botërore, të cilët janë me origjinë Kosova, si Dua Lipa, Rita Ora, Ramë Lahaj e Era Istrefi.

Rita Ora pak javë më parë publikoi albumin e dytë në karrierën e saj “Phoenix”, vitin 2018 e nisi me një koncert gjigant në Kosovë, me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë.

Ndërkohë, Dua Lipa pati gjithashtu shumë suksese këtë vit, duke marrë më shumë se 8 çmime në evente të ndryshme botërore.

Vit jashtëzakonisht i suksesshëm ky ishte edhe për Era Istrefin, e cila i ka bërë krenarë shqiptarët këtë vit duke performuar në finalen e Kampionatit Botëror.

Zëri ynë dëgjohet anembanë botës”, thuhet ndër të tjera në videon promovuese për Kosovën, ndërsa në sfond dalin këngëtaret Dua Lipa e Rita Ora.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Favorite për çmimet “MTV EMA”

Bebe Rexha dhe Dua Lipa në garë!


Ku do ta shohim këtë të dielë

Sara Hoxha, rikthehet në ekran!

Bëri një dalje publike dhe pati sërish shumë kritika

Meghan Markle: Ndihem personi më i keqtrajtuar në botë!