MENU
klinika

Kanabis brenda dhe jashtë banesës!

Lëndë narkotike/ Arrestohet 50-vjeçari në Mat!

21.09.2022 - 13:20

Një 50-vjeçar në Mat i identifikuar si Ilir Likola ka rënë në pranga pasi iu gjetën në banesë një sasi kanabis prej 3 kilogramësh.

Lënda narkotike e gjetur në shtëpinë e të arrestuarit ishte në proces tharjeje, ndërsa përreth banesës kishte dhe bimë të tjera narkotike të kultivuara, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

50-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, “Kultivim i bimëve narkotike”, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.