MENU
klinika

Hoxha: Garantë të karteleve vendase

Çfarë roli luajnë shqiptarët në Ekuador

21.09.2022 - 13:52

Zhvillimet e aktualitetit dhe të kronikës së zezë u trajtuan në studion e ABC Live me gazetarin investigativ Artan Hoxha.

Sipas tij, shqiptarët që kanë vendosur të qëndrojnë në Ekuador janë shqiptarë të cilët janë në kërkim në Europë dhe mund të arrestohen nëse shkojnë atje. Gjithashtu ata kanë probleme nëse vendosin të rikthehen në Shqipëri.

Artan Hoxha: ‘Ekuadori është vend tranziti, droga vjen nga Kolumbia dhe Peru-ja që janë prodhuesit më të mëdhenj të drogës. Kishte dhe kombësi të tjera, përveç shqiptarëve, aty ishin dhe italianët, holandezët, rusët dhe nuk janë vetëm shqiptarët. Shqiptarët ishin garantë me kartelet vendase, mbylljen e llogarive dhe të pagesave që duheshin bërë aty. Kishte patur edhe shqiptarë të Kosovës.

Sipas gazetarit investigativ Artan Hoxha ‘shqiptarët në Ekuador çonin apo sillnin dhe para, ishin njerëzit që sillnin para nga tregu më i pasur, tregu i BE-së, kishte dhe një element tjetër shumë interesant, dalloheshin nga zona ku qëndronin, qëndronin në një zonë të caktuar, te zona më e sigurt, ku qëndronin dhe politikanët dhe biznesmenët vendas, dhe kartelet nuk ndërhynin në atë zonë’..