MENU
klinika

Deklarata

Kanadaja uron në shqip Pavarësinë e Shqipërisë

29.11.2018 - 19:37

Deputetja Julie Dabrusin, teksa ka folur të mërkurën në seancën plenare të Parlamentit nga Kanadaja ka uruar festën e Shqipërisë në gjuhën shqipe.

Në fjalën e saj, deputetja është ndalur shkurt në domethënien dhe rëndësinë e kësaj dite për shqiptarët.

“Pas 5 shekujsh, nën pushtimin e Perandorisë Osmane, Shqipëria shpalli pavarësinë më 28 nëntor 1912. Shqiptarët ngritën flamurin në Vlorë, ditë e cila prej atëherë njihet si ‘Dita e Flamurit”, tha ajo.

Ajo që është më interesantja në këtë fjalim lidhet me faktin se në fund të fjalës, deputetja uron të gjithë shqiptarët në gjuhën shqipe për nder të 106-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë nga pushtimi otoman.