MENU
klinika

"Përshëndes vendimin e KE"

Balla: Berisha së shpejti non-grata nga Bashkimi Evropian!

22.09.2022 - 12:45

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi nga Foltorja e Kuvendit se ish-kryeministri Sali Berisha, pritet të shpallet së shpejti non-grata dhe nga Bashkimi Evropian.

Në fjalën e tij Balla, përshëndeti vendimin e  Komisionit Evropian për të vijuar në modelin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe për të sanksionuar të gjithë personat e përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë.

“Gjej rastin të përshëndes tashmë vendimin e Komisionit Europian për të vijuar dhe ata  në modelin e Shtetve të Bashkuara të Amerikës dhe të Mbretërisë së Bashkuar për të sanksionuar personat e përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë. Mendoj se do të ishte gjëja e duhur që Komisioni Evropian të ecë sa më shpejt në këtë drejtim. Rasti më flagrant është rasti i ish-kryeministrit të këtij vendi, i cili është shpallur non-grata nga SHBA dhe nga Mbretëria e Bashkuar dhe së shpëejti dhe nga Bashkimi Evropian”, tha Balla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"S’ka ndryshim kursi nga 7- 8 mijë veta në…!"

Balla: Keqardhje që në krye të protestës ishte një “non grata”