MENU
klinika

Zgjedhjet europiane

Fleckenstein: Negociatat e Shqipërisë me BE-në vendimtare

29.11.2018 - 20:00

Ditën e sotme Parlamenti Europian ka miratuar raportin e vitit 2018 për Shqipërinë, duke vlerësuar edhe përpjekjet reformuese të Shqipërisë.

Eurodeputetët dhanë 459 vota pro Shqipërisë.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, i cili e mbështet fuqishëm hapjen e negociatave me BE-në, lidhur me miratimin e këtij raporti tha:

“Me keqardhje e shoh se kjo nuk është bërë dhe shpresoj shumë për një zhvillim pozitiv menjëherë pas zgjedhjeve europiane”.

knut-fleckenstein-konica.al
knut-fleckenstein-konica.al

I pyetur nga DW. nëse zgjedhjet europiane mund ta paralizojnë procesin e integrimit të Ballkanit në BE, në rast të shtimit të forcave djathtiste, Fleckenstein thekson se:

“forcat e djathta antieuropiane janë forcuar ndjeshëm në vendet e Bashkimit Europian. Kjo do të reflektohet me shumë gjasa edhe në përbërjen e Parlamentit të ri. Por, unë pres që edhe pas zgjedhjeve europiane të kemi një mazhorancë të qartë për politikën pro zgjerimit të BE-së”.

Më tej eurodeputeti gjerman, tha se Shqipëria duhet të përgatitet dhe të zgjerojë procesin e reformave teksa përmend dhe atë Zgjedhore që vendi yne duhet të realizojë.

“Por, edhe një Parlament konstruktiv dhe i besueshëm është i pazëvendësueshëm, jo vetëm për sa i përket procesit të reformave, prandaj si opozita dhe mazhoranca qeverisëse janë të thirrura që të përballen së bashku me këto sfida”,theksoi Fleckenstein.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës