MENU
klinika

Liga e Kombeve

Franca rikthehet te fitorja, Holanda triumfon në Poloni

22.09.2022 - 22:45

Liga e Kombeve vijon me surpriza, por sonte kombëtaret e mëdha kanë treguar forcën e tyre. Kanë fituar Franca, Holanda dhe Belgjika, duke dominuar në Ligën A, por në Ligën B ka pasur surpriza.

Franca ka marrë fitoren e parë të këtij edicioni në Nations League. Pas 2 barazimeve dhe 2 humbjeve, “Gjelat” mundën 2-0 në shtëpi Austrinë. Sfida u zgjidh nga Kylian Mbappe (56′),  sakaq rrjetën gjeti edhe Giroud (65’).

Asnjë problem për Belgjikën në ndeshjen e luajtur në Bruksel. Përfaqësuesja e drejtuar nga Roberto Martinez mposhti 2-1 Uellsin. Goli i parë erdhi pas 10 minutash lojë me De Bruyne, ndërsa i dyti u realizua nga Batshuayi (38’). Goli i Moore në pjesën e dytë vlejti vetëm për statistikë, pasi shifrat nuk ndryshuan deri në fund.

Holanda mori 3 pikë në Poloni (0-2). Goli i vetëm i fraksionit të parë mban firmën e Gakpo, që “tund rrjetën” në minutën e 14-të. Bergwijn i dha qetësinë e duhur “tulipanëve” (60’).

Në ndeshjet e tjera, barazim spektakolar mes Turqisë dhe Luksemburgut, me takimin në Stamboll që përfundoi 3-3. 1-2 u mbyll sfida mes Sllovakisë e Azerbajxhanit, sakaq Lituania-Faroe Island (1-1).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN