Luana Vjollca tashmë është sërish në qendër të vëmendjes. Moderatorja e njohur do të rikthehet në ekran, konkretisht në Tv Klan.
Së fundmi, ajo ka zbuluar edhe emrin e programit, që do të titullohet “Zemërluana”
“Mezi po pres të ritakohem me ju o ZEMER LUANA -t e mi”, shkruan Luana.
Mirëpo, a do të jetë ky një emision dashurie? Mbetet për t’u parë.
Lajmin për bashkimin në “Tv Klan”, ajo e bëri ditën e lindjes, si një surprizë për fansat.
“Përherë dëshiroj që në ditën time të lindjes dhuratën t’jua bëj unë. E lumtur ta ndaj me ju që rikthehem aty ku përkas, në skenë, në ekranin gjigand të TV Klan për t’u takuar së bashku primetime me atë që jam e bindur do të jetë programi juaj i preferuar sërish! Ju jeni arsyeja dhe motivimi im, secili prej jush që më ka kërkuar vazhdimisht të rikthehem, uroj t’jua shpërblej”, shkroi Luana në Instagram.