MENU
klinika

Kushtojini vëmendje...

7 zënkat që paralajmërojnë ndarjen

23.09.2022 - 09:31

Asnjë ndarje nuk i ngjan tjetrës. Megjithatë ka disa shenja që i lidhin të gjitha ndarjet bashkë. Janë ato zënkat paralajmëruese si këmbana alarmi.

Zënka: Më duket se të kam shoqe dhome

Nëse ai, ose ajo arrin të thotë këtë fjali, ndarja e madhe mund të vijë shpejt. Një lidhje nuk mund të mbahet vetëm me seksin për festa.

Zënka: Ne s`duhet të ishim lidhur kurrë bashkë

Zakonisht çiftet kthehen me nostalgji tek e shkuara, tek fillimet e lidhjes. Nëse këto kujtime pozitive, fillojnë të zbehen dhe ia lënë vendin atyre negativeve, atëherë është shenjë e keqe.

Zënka: Më vjen keq që ndihesh kështu

Nëse pas një sherri të thotë këtë fjali, kjo falje nuk është realisht një falje. Është një shprehje përçmuese që nuk duhet të përdoret mes partnerësh.

Zënka: Ti gjithmonë këtë punë ke. Ose: Ti kurrë s`e bën këtë…

Në asnjë zënkë nuk është e përshtatshme të bësh përgjithësime. Fjalët “gjithmonë”, ose “kurrë” tregojnë se i ka ardhur në majë të hundës.

Zënka: Pse largohesh sa herë që zihemi

Nëse largimi të është bërë ves, gabim! Nuk do të zgjasë shumë mes jush.

Zënka: Unë kam gjithë barrën e shtëpisë

Nëse ia lë enët kapicë, rrobat pirg, dyshemenë pa larë dhe tualetin tmerr, dhe asaj apo atij i duhet t`i bëjë të gjitha punët, nuk do jeni gjatë bashkë.

Zënka: S`kam më nerva të zihem

Sa paradoksale duket, aq e vërtetë është. Aty ku s`ka konflikt, ka probleme të pazgjidhura.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën