MENU
klinika

Nënshkruhet marrëveshja

Hiqen vizat me Kazakistanin, shteti ku punojnë 3-4 mijë shqiptarë në vit

23.09.2022 - 10:37

Nënshkruhet marrëveshja për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Kazakistanit.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në Nju Jork firmosi marrëveshjen sëbashku me Ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Tileuberdi Mukhtar.

Ministrja Xhaçka u shpreh se kjo marrëveshje do të kontribuojë në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe në lirinë e lëvizjes.

Në kryeqytetin kazak Astana, ka një prani të konsiderueshme shqiptarësh, prej rreth 300-400 personash. Në Kazakistan punojnë nga 3-4 mijë shqiptarë në vit.