MENU
klinika

Detajet

Shqiptarët ngrenë flamurin kuqezi në Igumenicë/ Mediat greke: Sillen si në shtëpinë e tyre, provokim!

29.11.2018 - 20:58

Sipas mediave greke dy të rinj të Aleancës “Kuq e Zi” me rastin e festave të 28-29 nëntorit, kanë ngritur flamurin e Shqipërisë në Igumenicë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i mediave greke, të cilat veprimin e shqiptarëve e kanë cilësuar një provokim, ndërsa policia ka arrestuar të rinjtë shqiptarë. Media greke ‘Newsbomb.gr’ shkruan se ky akt vjen pas deklaratave të shefit të qeverisë, Edi Rama.

Ndërkohë po në këtë artikull, kjo media shkruan se të rinjtë hoqën flamurin grek me shpejtësi duke lartësuar atë shqiptar.

Ndërkohë një media tjetër, “Telistëra” mes tjerash shprehet e habitur se pse nuk veprojnë autoritete vendase përballë ekstremistëve shqiptarë siç i quajnë ajo.

Ky është një provokim dhe të gjithë po pyesin se çfarë po bëjnë autoritetet që lënë ekstremistët shqiptarë të sillen në një shtet të huaj si në shtëpinë e tyre?!. Kjo është padyshim një përpjekje për të nxitur një klimë kundër Greqisë dhe për t’i dhënë zë Çamërisë , e cila pretendon për prona në fshatrat e prefekturës së Thesprotisë”, shkruhet në artikull.

 

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!