23.09.2022 - 12:39
Shtyhet për herë të 5-të seanca gjyqësore për Arbër Paplekajn, dhe dy ish-zv.drejtorëve të policisë së Elbasanit, Niko Palla dhe Albert Nushi si dhe për gjashtë efektivët e forcave Shqiponja.
Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kryesuesit të listës së Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi në zgjedhjet e 25 prillit 2021 akuzohet për vrasjen e Xhuvanit.
Mësohet se shkak i kësaj shtyrje janë bërë avokatët, të cilët kanë kërkuar shtyrjen e seancës për t’u njohur me provat e reja. Po ashtu bëhet e ditur se gjyqi është shtyrë për në datën 28 shtator.