Një turiste polake ka humbur jetën gjatë ditës së sotme në Kavajë.
Sipas njoftimit të policisë, mësohet se shtëtësja polake M.G, 48 vjeç, e cika ishte akomoduar në një nga hotelet e Kavajës ka humbur jetën.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se kjo shtetase ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 23.09.2022, ka ndërruar jetë në një hotel në Kavajë, shtetasja polake M. G., 48 vjeçe, e cila ishte akomoduar në këtë hotel, së bashku me bashkëshortin e saj.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se kjo shtetase ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.