MENU
klinika

Sa u vendos?

Rritja e çmimit të energjisë elektrike, mblidhet Bordi i ERE

23.09.2022 - 16:10

Bordi i Entit Eregullator të Energjisë, ERE është mbledhur këtë të premte për të diskutuar propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike nga 1 tetori, për konsumin mbi 800 kw/h për familjet dhe bizneset.

Përfaqësuesi i FSHU tha në mbledhje se ka paraqitur për miratim “kërkesën për cmimin për 800 kw/h. Cmimi nga KESH të jetë 34.3 lekë për kw/h”.

Sipas tij, “ky ndryshim në rritjen e cmimit për sasinë mbi 800 kw/h do rrisë shpenzimet e blerjes së energjisë në periudhën tetor-dhjetor 2022 me 1.8 miliardë lekë”.

“Bazuar në nevojën për të ardhura për shkak te rritjes se kostos së energjisë vlerësojmë se cmimi te jete 42 lekë për kwh për konsumin familjar mbi 800 kwh në muaj rekuperon koston e blerjes së energjisë duke siguruar likuiditet të nevojshëm për FSHU, për garantimin e furnizimit me energji elektrike.

Bëhet e nevojshme që periudha e leximit periodik të matësit duhet të kryhet duke respektuar afatin prej 30 ditë kalendarike për klientët fundorë, me qëllim mbrojtjen e cdo klienti familjar nga cdo keq faturim i mundshëm. Për gjithë sa më sipër, kerkojme miratimin e cmimit 42 lekë për kwh orë për konsumin mbi 800 kwh”, tha perfaqesuesi i FSHU.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kriza energjetike në Kosovë!

Kush do të paguajë më shumë?

Balluku: Është rritur çmimi i energjisë në bursa

Rritet çmimi për familjet që harxhojnë mbi tavanin 800 kilovat

"Falimentime masive dhe papunësi!"

Konfindustria kundër paketës antikrizë