MENU
klinika

“Sulm brutal i sponsorizuar nga një shtet”

Xhaçka: Kërcënimet kibernetike shkatërruese, të investohet në sigurinë kibernetike

24.09.2022 - 09:53

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin Ministror “Formësimi i sigurisë kibernetike globale një thirrje për veprim për të promovuar sjelljen dhe kapacitetin e përgjegjshëm të shtetit”, që u mbajt në Nju Jork.

Gjatë fjalës së saj ajo u ndal te sulmi kibernetik në vendin tonë, ndërsa pohoi se ishte i sponsorizuar nga një shtet tjetër.

“Diskutim i frytshëm në takimin ministror “Formësimi i sigurisë kibernetike globale një thirrje për veprim për të promovuar sjelljen dhe kapacitetin e përgjegjshëm të shtetit”.

Kërcënimet kibernetike janë komplekse, shkatërruese, kërcënuese dhe gjithnjë e më të shpeshta. Shqipëria sapo ka përjetuar një sulm brutal të sponsorizuar në shkallë të gjerë nga një shtet i caktuar.

Është thelbësore të përmirësohet bashkëpunimi dhe partneriteti dy dhe shumëpalësh dhe të investohet në sigurinë kibernetike.” shkruan në Twitter Xhaçka.