MENU
klinika

Lezhë

Makina del nga rruga, lëndohet shoferi

24.09.2022 - 12:31

Një tjetër aksident është regjistruar paraditen e sotme në Lezhë. Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se një automjet ka dalë nga rruga në autostradën Lezhë-Shkodër në afërsi të Dajçit, duke përfunduar në një arë.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi i mjetit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve.