MENU
klinika

‘Pjesë e trafikut të drogës’

Prençi: Ju tregoj bisedën e Rrumbullakut me drejtorët e policisë

24.09.2022 - 16:26

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi tregoi për Euronews Albania deklaratën që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku u bëri drejtuesve të policisë së rrethe.

Sipas tij pas marrjes së detyrës, Rrumbullaku u tha drejtorëve se në strukturat e Policisë së Shtetit ka elementë që janë të përfshirë në trafikun e drogës.

“Organizata e Policisë është shumë e inkriminuar prej shumë vitesh. Struktura të policisë po bashkëpunojnë hapur me krimin e organizuar. Në ditët e para që mori detyrën, Rrumbullaku ju ka drejtuar gishtin dhe ua ka thënë shiko brenda strukturave tuaja të luftës kundër drogës, brenda strukturave operacionale, brenda strukturave të grupeve Shqiponja, keni elementë që bashkëpunojnë me krimin e organizuar dhe kanë parcela për shpërndarjen e drogës, ose orientojnë shpërndarjen e drogës”, tha ai.